+383 45 666 060 info@ba-accounts.com Hyrje në portal
BA AccountsFinancial Services

Numrat e biznesit tuaj, para se të ndodhin.

BA Accounts është zyrë kontabiliteti dhe këshillimi financiar në Prishtinë. Mbajmë librat, tatimet dhe pagat – dhe me metodat e fondeve investuese ju tregojmë si do të lëvizë paraja juaj dhe çka mund të ndryshoni sot.

Në Prishtinë që nga viti 2020. Shumë biznese na i besojnë financat e tyre.

Arka e një biznesi tregtar në 12 muajt e ardhshëm – 300 skenarë

Gjasat që arka të bjerë nën zero
Muaji më i ngushtë
Arka pas 12 muajsh

Çka e ul më shumë rrezikun?

    Shembull me numra të trilluar. Për biznesin tuaj e ndërtojmë me librat tuaj.

    Këshillim financiar që shikon përpara

    Kontabiliteti tregon çfarë ndodhi. Ne ju tregojmë edhe çfarë do të ndodhë – dhe çka mund të ndryshoni sot. Me mjetet që përdorin fondet investuese: skenarë, probabilitete dhe analizë e ndjeshmërisë.

    • Parashikimi i parasë

      Arka juaj për 13 javët dhe 12 muajt e ardhshëm, në qindra skenarë. E dini paraprakisht kur vjen muaji i ngushtë dhe sa para ju duhen.

    • Gjërat e vogla që e rrisin fitimin

      Marzha sipas produktit dhe klientit, afatet e pagesës, stoku që fle, zbritjet që nuk kthehen në shitje – pikat ku paraja humbet pa u vërejtur.

    • Paneli mujor i menaxhmentit

      Në një faqe: marzha, arka, ditët e arkëtimit, pika e rentabilitetit dhe krahasimi me muajin e kaluar. Një takim në muaj, me numrat para syve.

    • Vendimet e mëdha, të llogaritura

      Makineri e re, punësim, çmim i ri: llogarisim kthimin, rrezikun dhe skenarin më të keq para se ta merrni vendimin.

    • Përgatitja për bankë dhe investitorë

      Plani financiar, projeksionet dhe analiza e ndjeshmërisë – të përgatitura ashtu siç i kërkojnë bankat dhe investitorët.

    Pesë detaje të vogla, një fitim tjetër

    Shembull ilustrues për një biznes tregtar me 720.000 € qarkullim në vit. Asnjë ndryshim i madh – vetëm pesë detaje të llogaritura.

    Matematika që e rrit biznesin pa u vërejtur

    Shumica e bizneseve rritjen e kërkojnë te shitjet. Rritja më e lirë shpesh fshihet te matematika: përbërja, marzha, afatet e pagesës dhe kostot e vogla që askush nuk i shikon.

    Fuqia e përbërjes

    Një përmirësim i vogël që përsëritet çdo muaj nuk mblidhet – shumëzohet. 1% në muaj nuk bën 12% në vit, por 12,7%. Pas pesë vjetësh nuk bën 60%, por 82%.

    Fitimi vjetor sot
    Pa përbërje
    Me përbërje

    Fuqia e përbërjes
    • 37%

      Zbritja 2% për pagesë të shpejtë vlen sa 37% interes në vit

      Kur furnitori jep 2% zbritje nëse paguani brenda 10 ditëve në vend të 30, ju fitoni 2% për 20 ditë. Në vit kjo bën rreth 37% – më shumë se çdo depozitë apo investim i zakonshëm.

      2 ÷ 98 × 365 ÷ 20 = 37,2%

    • +67%

      Zbritja 10% kërkon 67% më shumë shitje

      Me marzhë bruto 25%, një zbritje 10% e ha 40% të fitimit nga çdo shitje. Për të fituar njësoj, duhet të shisni dy të tretat më shumë.

      10% ÷ (25% − 10%) = 66,7%

    • 1 nga 5

      Çmimi +5% – dhe mund të humbni 1 nga 5 klientë

      Me marzhë 20%, rritja e çmimit 5% e çon fitimin për njësi nga 20 në 25. Edhe nëse shitjet bien 20%, fitimi bruto mbetet i njëjtë.

      5% ÷ (20% + 5%) = 20%

    • +45%

      10% më shumë shitje, 45% më shumë fitim

      Kur kostot fikse janë të larta, pothuajse çdo euro shtesë shitjeje shkon drejt në fitim. Biznes me 720.000 € shitje, 30% marzhë kontributi dhe 168.000 € kosto fikse: fitimi kalon nga 48.000 € në 69.600 €.

      (237.600 − 168.000) ÷ (216.000 − 168.000) = 1,45

    • 29.600 €

      Para në arkë pa shitur asgjë më shumë

      Nëse klientët paguajnë pas 45 ditësh në vend të 60, një biznes me 720.000 € shitje në vit liron rreth 29.600 € që sot janë të bllokuara te klientët.

      720.000 ÷ 365 × 15 = 29.589 €

    • 57.400 €

      300 € në muaj, për 10 vjet

      Një shpenzim i vogël që askush nuk e kontrollon – abonime, sigurime të dyfishta, komisione bankare. 3.600 € në vit, të investuara me 10% kthim, bëhen 57.400 € pas 10 vjetësh.

      3.600 × (1,10¹⁰ − 1) ÷ 0,10 = 57.375 €

    Shembuj ilustrues me numra të rrumbullakosur. Për biznesin tuaj i llogarisim me numrat tuaj.

    Kontabiliteti dhe tatimet, pa gabime dhe pa vonesa

    Baza mbi të cilën ndërtohet çdo këshillë: libra të sakta çdo muaj dhe deklarime me kohë.

    • Standardet ndërkombëtare, të harmonizuara me tatimet

      Kontabilitetin e mbajmë sipas Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SNK/SNRF) dhe e harmonizojmë me kontabilitetin tatimor sipas ligjeve të Kosovës. Për bizneset që punojnë me jashtë, marrim parasysh edhe rregullat e shteteve ku veprojnë – që pasqyrat të jenë të sakta për bankën dhe deklaratat të sakta për ATK-në.

    • Kontabiliteti i plotë

      Libri i blerjeve dhe i shitjeve, ditari, banka dhe arka – të azhurnuara çdo muaj, jo vetëm në fund të vitit.

    • TVSH dhe deklarimet në ATK

      Deklarata mujore e TVSH-së, tatimi në paga, këstet tremujore dhe deklarata vjetore – të dorëzuara në EDI me kohë.

    • Pagat dhe kontratat e punës

      Lista e pagave, kontributet në Trust, fletëpagesat dhe kontratat e punës sipas Ligjit të Punës.

    • Pasqyrat financiare

      Bilanci, pasqyra e të ardhurave dhe raportet që i kërkojnë bankat, investitorët ose donatorët.

    • Transfer pricing

      Dokumentimi i çmimeve të transferit për transaksionet me palët e lidhura.

    • Biznes i ri dhe këshillim

      Regjistrimi në ARBK dhe për TVSH, zgjedhja e formës së biznesit dhe ndihmë kur ATK ju kërkon diçka.

    Si e rrisim biznesin tuaj

    Katër hapa. Kontabiliteti mbetet i rregullt çdo muaj – ndërkohë punojmë që numrat të jenë më të mirë.

    1. Diagnoza

      Lexojmë 12 muajt e fundit të librave tuaj: ku fitoni, ku humbni dhe ku fle paraja.

    2. Gjërat e vogla

      Gjejmë 3–5 ndryshime të vogla me ndikim të madh, secilin me shifra.

    3. Parashikimi

      Ndërtojmë arkën dhe fitimin për 12 muaj, me skenarin e mirë, të zakonshëm dhe të keq.

    4. Ndjekja

      Çdo muaj krahasojmë planin me realitetin dhe e korrigjojmë rrugën bashkë.

    Programi ynë, i ndërtuar për kontabilitetin në Kosovë

    Të gjitha bizneset që i mbajmë janë në një vend: faturat, librat e TVSH-së, pagat, banka dhe pasqyrat. Shikoni si duket nga brenda.

    Klientët që duan, marrin qasje në portal: shohin vetëm biznesin e tyre – dokumentet, faturat që lëshojnë, punëtorët dhe afatet.

    app.ba-accounts.com

    Si e lexon AI një faturë

    Zgjidhni një dokument dhe shikoni çka ndodh brenda sekondave: të dhënat lexohen, fatura klasifikohet sipas aktivitetit të klientit dhe hyn në libër – pastaj e kontrollon kontabilisti.

    Provojeni – zgjidhni një dokument:

    Furnitori… NUI… Data… Pa TVSH… TVSH 18%… Totali… Klasifikimi… Duke lexuar…
    Regjistruar

    Libri i blerjeve

    DataFurnitoriPa TVSHTotaliKlasa

    Shembull me dokumente të trilluara për Kafe Lumi, një kafene. AI vendos klasën sipas aktivitetit të klientit.

    Dy pyetje që na i bëni më shpesh

    Sa i mbetet punëtorit në dorë, dhe kur duhet të paguhet tatimi. Llogariteni vetë.

    Sa del paga neto?

    Sipas normave të vitit 2026 për Kosovën.

    €

    Tatimi llogaritet pas Trustit: 0% deri 250 €, 8% nga 250 € deri 450 €, 10% mbi 450 €. Te puna sekondare: 10%. Trusti: 5% punëtori + 5% punëdhënësi.

    Afatet e ardhshme tatimore

    Afatet e përgjithshme për bizneset në Kosovë.

      Për rastin tuaj – p.sh. biznes i ri ose jashtë TVSH-së – na pyesni.

      Për ne

      BA Accounts L.L.C. u themelua në vitin 2020 në Prishtinë dhe udhëhiqet nga Blend Arifi, kontabilist i certifikuar. Mbajmë librat e shumë bizneseve – nga fermat dhe tregtia te studiot e arkitekturës dhe zyrat ligjore.

      Besojmë që kontabilisti duhet të merret me numrat, jo me letrat. Prandaj e ndërtuam programin tonë: letrat i lexon makina, ndërsa kontrolli, vendimet dhe përgjegjësia mbeten te ne.

      • Që nga viti 2020Regjistruar në Prishtinë, NUI 811398511.
      • Shumë klientë, shumë sektorëBujqësi, tregti, arkitekturë, drejtësi dhe pronë intelektuale, gastronomi, shërbime.
      • Edhe nga jashtë KosovësPronarët që jetojnë jashtë e ndjekin biznesin online, pa ardhur në zyrë.

      Flisni me ne

      Na tregoni shkurt për biznesin tuaj dhe ju kthejmë përgjigje sa më shpejt.

      +383 45 666 060

      Adresa: Vicianum 2, Prishtinë. Hapeni në hartë