Numrat e biznesit tuaj, para se të ndodhin.
BA Accounts është zyrë kontabiliteti dhe këshillimi financiar në Prishtinë. Mbajmë librat, tatimet dhe pagat – dhe me metodat e fondeve investuese ju tregojmë si do të lëvizë paraja juaj dhe çka mund të ndryshoni sot.
Në Prishtinë që nga viti 2020. Shumë biznese na i besojnë financat e tyre.
Çka e ul më shumë rrezikun?
Shembull me numra të trilluar. Për biznesin tuaj e ndërtojmë me librat tuaj.
Këshillim financiar që shikon përpara
Kontabiliteti tregon çfarë ndodhi. Ne ju tregojmë edhe çfarë do të ndodhë – dhe çka mund të ndryshoni sot. Me mjetet që përdorin fondet investuese: skenarë, probabilitete dhe analizë e ndjeshmërisë.
Parashikimi i parasë
Arka juaj për 13 javët dhe 12 muajt e ardhshëm, në qindra skenarë. E dini paraprakisht kur vjen muaji i ngushtë dhe sa para ju duhen.
Gjërat e vogla që e rrisin fitimin
Marzha sipas produktit dhe klientit, afatet e pagesës, stoku që fle, zbritjet që nuk kthehen në shitje – pikat ku paraja humbet pa u vërejtur.
Paneli mujor i menaxhmentit
Në një faqe: marzha, arka, ditët e arkëtimit, pika e rentabilitetit dhe krahasimi me muajin e kaluar. Një takim në muaj, me numrat para syve.
Vendimet e mëdha, të llogaritura
Makineri e re, punësim, çmim i ri: llogarisim kthimin, rrezikun dhe skenarin më të keq para se ta merrni vendimin.
Përgatitja për bankë dhe investitorë
Plani financiar, projeksionet dhe analiza e ndjeshmërisë – të përgatitura ashtu siç i kërkojnë bankat dhe investitorët.
Pesë detaje të vogla, një fitim tjetër
Shembull ilustrues për një biznes tregtar me 720.000 € qarkullim në vit. Asnjë ndryshim i madh – vetëm pesë detaje të llogaritura.
Matematika që e rrit biznesin pa u vërejtur
Shumica e bizneseve rritjen e kërkojnë te shitjet. Rritja më e lirë shpesh fshihet te matematika: përbërja, marzha, afatet e pagesës dhe kostot e vogla që askush nuk i shikon.
Fuqia e përbërjes
Një përmirësim i vogël që përsëritet çdo muaj nuk mblidhet – shumëzohet. 1% në muaj nuk bën 12% në vit, por 12,7%. Pas pesë vjetësh nuk bën 60%, por 82%.
- 37%
Zbritja 2% për pagesë të shpejtë vlen sa 37% interes në vit
Kur furnitori jep 2% zbritje nëse paguani brenda 10 ditëve në vend të 30, ju fitoni 2% për 20 ditë. Në vit kjo bën rreth 37% – më shumë se çdo depozitë apo investim i zakonshëm.
2 ÷ 98 × 365 ÷ 20 = 37,2%
- +67%
Zbritja 10% kërkon 67% më shumë shitje
Me marzhë bruto 25%, një zbritje 10% e ha 40% të fitimit nga çdo shitje. Për të fituar njësoj, duhet të shisni dy të tretat më shumë.
10% ÷ (25% − 10%) = 66,7%
- 1 nga 5
Çmimi +5% – dhe mund të humbni 1 nga 5 klientë
Me marzhë 20%, rritja e çmimit 5% e çon fitimin për njësi nga 20 në 25. Edhe nëse shitjet bien 20%, fitimi bruto mbetet i njëjtë.
5% ÷ (20% + 5%) = 20%
- +45%
10% më shumë shitje, 45% më shumë fitim
Kur kostot fikse janë të larta, pothuajse çdo euro shtesë shitjeje shkon drejt në fitim. Biznes me 720.000 € shitje, 30% marzhë kontributi dhe 168.000 € kosto fikse: fitimi kalon nga 48.000 € në 69.600 €.
(237.600 − 168.000) ÷ (216.000 − 168.000) = 1,45
- 29.600 €
Para në arkë pa shitur asgjë më shumë
Nëse klientët paguajnë pas 45 ditësh në vend të 60, një biznes me 720.000 € shitje në vit liron rreth 29.600 € që sot janë të bllokuara te klientët.
720.000 ÷ 365 × 15 = 29.589 €
- 57.400 €
300 € në muaj, për 10 vjet
Një shpenzim i vogël që askush nuk e kontrollon – abonime, sigurime të dyfishta, komisione bankare. 3.600 € në vit, të investuara me 10% kthim, bëhen 57.400 € pas 10 vjetësh.
3.600 × (1,10¹⁰ − 1) ÷ 0,10 = 57.375 €
Shembuj ilustrues me numra të rrumbullakosur. Për biznesin tuaj i llogarisim me numrat tuaj.
Kontabiliteti dhe tatimet, pa gabime dhe pa vonesa
Baza mbi të cilën ndërtohet çdo këshillë: libra të sakta çdo muaj dhe deklarime me kohë.
Standardet ndërkombëtare, të harmonizuara me tatimet
Kontabilitetin e mbajmë sipas Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SNK/SNRF) dhe e harmonizojmë me kontabilitetin tatimor sipas ligjeve të Kosovës. Për bizneset që punojnë me jashtë, marrim parasysh edhe rregullat e shteteve ku veprojnë – që pasqyrat të jenë të sakta për bankën dhe deklaratat të sakta për ATK-në.
Kontabiliteti i plotë
Libri i blerjeve dhe i shitjeve, ditari, banka dhe arka – të azhurnuara çdo muaj, jo vetëm në fund të vitit.
TVSH dhe deklarimet në ATK
Deklarata mujore e TVSH-së, tatimi në paga, këstet tremujore dhe deklarata vjetore – të dorëzuara në EDI me kohë.
Pagat dhe kontratat e punës
Lista e pagave, kontributet në Trust, fletëpagesat dhe kontratat e punës sipas Ligjit të Punës.
Pasqyrat financiare
Bilanci, pasqyra e të ardhurave dhe raportet që i kërkojnë bankat, investitorët ose donatorët.
Transfer pricing
Dokumentimi i çmimeve të transferit për transaksionet me palët e lidhura.
Biznes i ri dhe këshillim
Regjistrimi në ARBK dhe për TVSH, zgjedhja e formës së biznesit dhe ndihmë kur ATK ju kërkon diçka.
Si e rrisim biznesin tuaj
Katër hapa. Kontabiliteti mbetet i rregullt çdo muaj – ndërkohë punojmë që numrat të jenë më të mirë.
Diagnoza
Lexojmë 12 muajt e fundit të librave tuaj: ku fitoni, ku humbni dhe ku fle paraja.
Gjërat e vogla
Gjejmë 3–5 ndryshime të vogla me ndikim të madh, secilin me shifra.
Parashikimi
Ndërtojmë arkën dhe fitimin për 12 muaj, me skenarin e mirë, të zakonshëm dhe të keq.
Ndjekja
Çdo muaj krahasojmë planin me realitetin dhe e korrigjojmë rrugën bashkë.
Programi ynë, i ndërtuar për kontabilitetin në Kosovë
Të gjitha bizneset që i mbajmë janë në një vend: faturat, librat e TVSH-së, pagat, banka dhe pasqyrat. Shikoni si duket nga brenda.
Klientët që duan, marrin qasje në portal: shohin vetëm biznesin e tyre – dokumentet, faturat që lëshojnë, punëtorët dhe afatet.
Si e lexon AI një faturë
Zgjidhni një dokument dhe shikoni çka ndodh brenda sekondave: të dhënat lexohen, fatura klasifikohet sipas aktivitetit të klientit dhe hyn në libër – pastaj e kontrollon kontabilisti.
Provojeni – zgjidhni një dokument:
Libri i blerjeve
Shembull me dokumente të trilluara për Kafe Lumi, një kafene. AI vendos klasën sipas aktivitetit të klientit.
Dy pyetje që na i bëni më shpesh
Sa i mbetet punëtorit në dorë, dhe kur duhet të paguhet tatimi. Llogariteni vetë.
Sa del paga neto?
Sipas normave të vitit 2026 për Kosovën.
Tatimi llogaritet pas Trustit: 0% deri 250 €, 8% nga 250 € deri 450 €, 10% mbi 450 €. Te puna sekondare: 10%. Trusti: 5% punëtori + 5% punëdhënësi.
Afatet e ardhshme tatimore
Afatet e përgjithshme për bizneset në Kosovë.
Për rastin tuaj – p.sh. biznes i ri ose jashtë TVSH-së – na pyesni.
Për ne
BA Accounts L.L.C. u themelua në vitin 2020 në Prishtinë dhe udhëhiqet nga Blend Arifi, kontabilist i certifikuar. Mbajmë librat e shumë bizneseve – nga fermat dhe tregtia te studiot e arkitekturës dhe zyrat ligjore.
Besojmë që kontabilisti duhet të merret me numrat, jo me letrat. Prandaj e ndërtuam programin tonë: letrat i lexon makina, ndërsa kontrolli, vendimet dhe përgjegjësia mbeten te ne.
- Që nga viti 2020Regjistruar në Prishtinë, NUI 811398511.
- Shumë klientë, shumë sektorëBujqësi, tregti, arkitekturë, drejtësi dhe pronë intelektuale, gastronomi, shërbime.
- Edhe nga jashtë KosovësPronarët që jetojnë jashtë e ndjekin biznesin online, pa ardhur në zyrë.
Flisni me ne
Na tregoni shkurt për biznesin tuaj dhe ju kthejmë përgjigje sa më shpejt.
+383 45 666 060Adresa: Vicianum 2, Prishtinë. Hapeni në hartë